Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë arrestohet 41 vjeçari

642
Sigal

Ditën e sotme në qytetin e Bulqizës është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes dy shtetasve.

41 vjeçari me inicialet A.L është arrestuar në flagrancë pasi gjatë një konflikti me shtetasin me inicialet H.M e ka kanosur këtë të fundit.

Në momentin kur ka ndërhyrë punonjësi i policisë për të parandalaur përshkallëzimin e konfliktit shtetasi me inicialet A.L ka kundështuar me dhunë punonjësin e policisë.

Njofitmi i plotë i policisë:

Bulqizë

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë që ndërhyri për të parandaluar përshkallzimin e një konflikti mes dy shtetasve, vihet në pranga 41 vjeçari

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë, shtetasi : A.L, 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti me shtetasin H.M, e ka kanosur këtë dhe në momentin që ka ndërhyrë punonjësi i policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, shtetasi A.L, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë por më pas është vënë në pranga.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.