Kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 40-vjeçari

158

Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, arrestohet 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 40 vjeç, banues në Elbasan.

“Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit me rojën e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit ka thyer televizorin në korridorin e shkollës dhe në momentin që ka ndërhyrë patrulla e policisë për t’a shoqëruar, ai ka kundërshtuar me dhunë dhe ka fyer punonjësit e policisë, të cilët e kanë neutralizuar dhe vënë në pranga”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.