Kumbaro: Llafet i merr era, puna mbetet

714
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi dje një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Median dhe Edukimin, ku u fol edhe për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Seanca që u shoqërua me tensione dhe debate. Deputeti socialist Fidel Ylli akuzoi deputeten demokrate Albana Vokshi se e ka quajtur ministren të çmendur. Gjatë fjalës së saj pas seancës së zhvilluar, ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se opozita mbajti qëndrimin e turpshëm të shamatës së zakonshme. “Opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias show-n tashmë bajat të politikës së lodhur. Llafet i merr era, puna mbetet!”- tha ndër të tjera ministrja Mirela Kumbaro.
Sigal