Kumbaro: Kosova në UNESCO, proçes i domosdoshëm për Ballkanin

511
Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro thotë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është i domosdoshëm, një proces i merituar, dhe që iu vlen të gjitha vendeve të Ballkanit, pasi bëhet fjalë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se kultura nuk ka kufij.
Duke qenë të gjithë pjesë e UNESCO-s vendet e Ballkanit duhet të kujdesen për kulturën e shtetit fqinj në të njëjtën mënyrë si për trashëgiminë e tyre kulturore, pasi flitet për një hapësirë të përbashkët.
Ministrja Kumbaro thotë se Kosova me territorin, banorët, historinë, monumentet dhe kulturën që mbart është një pjesë e mozaikut kulturor të rajonit të Ballkanit. Të gjitha shtetet e Ballkanit janë në UNESCO dhe është absurde, madje qesharake, që një parcele e këtij rajoni të mos jetë formalisht brenda.
“Kultura nuk ka kufij administrativë, e aq më pak luftarakë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar, por duke përfshirë dhe shkëmbyer reciprokisht. Kjo qëndron në vetë thelbin organizatave si UNESCO”, thotë Kumbaro.
Sigal