Kumbaro del bllof, arkitekti: Fituam projektin e Teatrit

697
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaroi dy ditë më parë se projekti për Teatrin Kombëtar, prezantuar në mes të marsit në kryeministri, është ende një koncept dhe po shqyrtohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. Mirëpo, duket se Kumbaro ka dalë blof me këtë deklaratë, pasi arkitektët përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kanë shkruar se janë të lumtur që do të dizajnojnë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Madje, ata kanë falënderuar edhe bashkëpunëtorët dhe ekipin që kanë punuar pa pushim që nga pranvera e kaluar për të arritur në këtë pikë. “Të lumtur që njoftojmë se jemi përzgjedhur të dizenjojmë Teatri Kombëtar të Shqipërisë!”. Gjatë një seance të tensionuar në Komisionin parlamentar të Medias, ministrja Kumbaro, në përgjigje të pyetjeve, nuk shqiptoi në asnjë moment se godina e teatrit do të shembet ose jo, por theksoi se projekti që u prezantua disa ditë më parë ishte një propozim i vet-ofruar nga një kompani ndërtimi dhe i bazuar tek një studim i territorit të Tiranës dhe ndryshimeve të tij pas vitit 2000.


Sigal