Kumanova/ Mustafa-Gruevskit: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar

621
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ku kryeministrat e rajonit janë mbledhur për Forumin Ekonomik të Vjenës, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski. 
Dy kryeministrat diskutuan rreth ngjarjeve të fundit në Kumanovë dhe ecurinë e hetimeve të deritanishme.
Kreu i qeverisë kosovare, Isa Mustafa, tha pas takimit se me kryeministrin Gruevski diskutuam për çështjen e Kumanovës. “Kosova do të kërkojë hetim ndërkombëtar lidhur me ngjarjen e 9 majit në Kumanovë”, tha Mustafa pas takimit.
Sigal