Sigal

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Rahim Mema, 23 vjeç, banues në Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër më datë 25.09.2018 ka dërguar urdhërin e ndalimit sepse gjatë kontrollit në banesën e tij ju gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike dhe 7.5 kg lëndë të dyshuar si ajo e llojit Canabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.