“Kulla” kap në fshatin e lindjes të kërkuarin e grupit kriminal të drogës

659
Një 43-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.
Alban Gjergji me banim në Laç, ishte me masë arresti me burg dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Ai u vu në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Madhesh të Burrelit, prej nga ai kishte origjinën. 
Gjergji u arrestua në sajë të operacionit policor të koduar “Kulla”.
43-vjeçari është shpallur në kërkim në muajin Nëntor të vitit 2016.
Policia thotë se ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.
Sigal