Kuksiani tregon çastet e tmerrit të përleshjes me arushën, ja si shpëtova

841
Sigal

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga spitali i Traumës në Tiranës.

Në një prononcim për FaxNews ai ka treguar se sulmi ndaj tij nuk ka zgjatur shumë dhe e gjitha falë qenëve të stanit që i erdhën menjëherë për ndihmë. Gjithashtu 45-vjeçari nuk ka lënë pa përmendur faktin që shërbimi i ambulancës nuk i ishte përgjigjur.

“Sapo iku iu fala Allahut së pari, dhe pastaj qenëve. Thirra familjarët që të më vinin për ndihmë. 127 nuk mu përgjigj. Erdhi një shok e më mbajti në shpinë. Të gjithë bashkëfshatarët më erdhën, i morën të gjithë në telefon. Jo e kemi helikopterin me shërbim më thoshin. Isha i tronditur se më kapi në befasi, ishte diku tek 500 kilogram. Sulmi nuk zgjati shumë, se më ndihmuan qentë. Telefonin ma hodhi nga 4-5 metra larg. E kapa duke u zvarritur. I pashë vetë tre qentë që iu hodhën në kokë,”-tregoi bariu.

Mesditën e djeshme në malin e Gjallicës, në zonën e quajtur Sasat bariu Ekrem Onuzi u sulmuar nga një ari. Banorët e zonës vunë alarmin për t’i sjellë ndihmën sa më shpejt 45-vjeçarit. Ai mbërriti në Tiranë rreth orës 14:00, ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore