Kryeministri Rama në Kukës! Qytetarët thyejnë kordonin e policisë

552
Sigal

Pas takimit në Tropojë, kryeministri Edi Rama ndalesën e rradhës e ka në Kukës, aty ku mijëra qytetarë dhe mbështetës të PD-së, po tentojnë të pengojnë takimin. Kjo ka bërë që edhe kreu i qeverisë të zhvendosë vendin e takimit elektoral, i cili ishte parashikuar të mbahej në qendër të qytetit. Takimi do të zhvillohet pranë Aeroportit. Aksioni i qytetarëve kuksianë ka ngritur në këmbë edhe policinë e qytetit, e cila është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Mësohet se kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua. E lënduara është gruaja e martirit të demokracisë, Havzi Nela.