Kukës/Më shumë divorce se sa dasma

Numri i kërkesave për zgjidhje martese në Kukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Sipas avokates Aurora Guska, vetëm në muajin shtator të këtij viti janë depozituar 11 kërkesa në gjykatë për zgjidhje martese, numër ky më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Guska, bën të ditur se kërkesat për zgjidhje martese tashmë nuk janë për shkaqe ekonomike dhe sociale.

“Vura re qëndrime të kundërta të bashkëshortëve për mënyrën e jetesës. Nuk pajtohem në asnjë mënyrë me mënyrën e jetesës në lidhje me bindjet e familjes njëri nga tjetri, cka përbëjnë dhe kanë përbërë shkak për tu drejtuar gjykatës. Rastet janë fyerjet, mosrespektimi i njërës palë ndaj tjetrës, mosqëndrimi në një banesë të përbashkët. Janë edhe mendimet patriarkale pasi ka shumë kërkesë padi nga zonat rurale”, –shprehet Aurora Guska.

Avokatja Guska, e cila përfaqëson mbron palët në proçeset gjyqësore për zgjidhje martese pohon se divorcet viteteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz që ka pasoja, sidomos për fëmijët.