Kukësi-Rudar, policia publikon planin e masave

488
Sigal

Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka bërë me dije pasditen e sotme se ka marrë një seri masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Kukësi-Rudar Plejevlja, e vlefshme për kualifikimet për në Europa League. Kështu, në kuadër të masave, ditën e enjte nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundimin e ndeshjes.

Ndërsa nga zona e kryqëzimit të rrugës së Tapeteve deri tek ish-Konservimi, përveç parkimit, nuk do të lejohet as qarkullimi i mjeteve, thuhet në një komunikatë për shtyp. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes së futbollit do të angazhohen 110 punonjës policie, ndërkohë që të gjitha lokalet që ndodhet përreth stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 18:00 deri në fund të ndeshjes.