Kukësi “pushtohet” nga mbeturinat interte, banorët: Turp, më keq se katund

826
Mbeturinat inerte po mbulojnë qytetin e Kukësit duke kthyer problematikën e një viti më pare.

Banorët ankohen se qytetarë të papërgjegjshëm i hedhin mbeturinat vend e pa vend, por edhe për mungesën e kontrolleve nga autoritetet.

Sipas qytetarëve, nëse nuk merren masa për heqjen e tyre, me rritjen e temperaturave rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie është i madh.

E kontaktuar, Bashkia e Kukësit pohon se shërbimi i pastrimit në qytet është në efiçencë të plotë, dy herë në ditë, por prej disa ditësh komuniteti depoziton interte pranë kazanëve të mbeturinave urbane.

Fenomen ky që përsëritet gjithmonë gjatë stinës së verës kur banorët apo bizneset bëjnë rikostruksione të banesave.
Sigal