Kukës – Vrau dy vëllezër për shfrytëzimin e kromit, burg përjetë autorit

661
Gjykata e Kukësit dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin Muharrem Bugjisha, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen me armë të vëllezërve Emri dhe Bilbil Batusha, si edhe plagosjen e Arbër Batusha. 

Prokuroria e Kukësit sqaron se ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal mes tyre, lidhur me përdorimin e një hapësire tokë krom-mbajtëse në fshatin Kalimash.

“Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 25.07.2014 dhe nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se i akuzuari Muharrem Bugjisha, në vijim të një debati verbal, ka qëlluar 7 herë me pistoletë, nga të cilat ka mbetur i vdekur në vend Emri Batusha, ndërkohë që është plagosur rëndë dhe ka vdekur rrugës për në spital, Bilbil Batusha. Ndërkohë, nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Arbër Batusha”, informon prokuroria e Kukësit.

Pas krimit, i akuzuari është larguar dhe gjatë periudhës së hetimit ai nuk është mundur të arrestohet. Autori i akuzuar është vetëdorëzuar në kohën kur Prokuroria e Kukësit dërgoi kërkesën për gjykim ndaj tij, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Prokuroria gjithashtu sqaron se “Gjatë gjykimit, i pandehuri dhe mbrojtja e tij kanë pretenduar se Muharrem Bugjisha ka pasur probleme me shëndetin mendor si në kohën e kryerjes së krimit, po ashtu edhe në periudhën në vijim. Pas kryerjes së ekspertizave ligjore, është konkluduar se i pandehuri nuk ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai e ka kryer krimin në vijim të konflikti për të ndarë zonat e kërkimit të kromit në zonën e Kalimashit.”

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Kukësit dhe dënoi me burgim të përjetshëm të pandehurin
Sigal