Kukës, shkeli masën e arrestit në shtëpi, lihet në burg Ardian Trota

689
Sigal

KUKES – Gjykata e Kukësit ka lënë në burg Ardian Trotën, biznesmenin nga Kukësi ndaj të cilit u bë atentat në qytetin e Durrësit të shtunën e 19 janarit, dhe ndaj të cilit ishte në fuqi një vendim gjykate për arrest shtëpie ndaj tij. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjykata ka vendosur të lërë në burg Trotën, pasi kishte shkelur masën e arrestit me më 12 Janar.

Sipas avokates mbrojtëse Aurora Guska , kjo masë do të ankimohet, pasi i akuzuari Trota, që I shpëtoi mëngjesin e së shtunë së atentati me shpërthim të telekomanduar ka shkuar në qytetin e Durrësit për të vizituar fëmijët e tij, pasi ata kanë qenë shumë të sëmurë.  Për këtë ajo i ka paraqitur Gjykatës edhe raportet mjekësore nga mjekët e spitalit.

Masa e sigurisë, “arrest shtëpie”, e dhënë pak kohe me parë nga gjykata e Kukës, sipas avokates Guska nuk ka qëne e drejtë, pasi për akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, ajo nuk qëndron, ajo e mbajtjes së 4 fishekëve është kundravajtje penale, ndëkrohë që ajo e dhunës në familje, tashmë marrëdhënjet me bashkëshorten janë normalizuar, gjë që faktohet me një deklaratë noteriale të bërë nga gruaja e Trotës. 

Në emër të klientit të saj, Avokatja Guska thotë se familjarët e Trotës ndjehen të terrorizuar, duke qenë se asnjë nga 3 atentatet e bëra ndaj familjarit të tyre ende nuk janë zbardhur. 

Ardian Trotës iu bë një atentat në qytetin e Durrësit, në automjetin e tij, ndërkohë që ende policia e prokuroria nuk kanë mundur të zbardhin shkaqet apo autorët e këtij akti.