Sigal

Dy aksidente automobilistike u regjistruan në të njëjtën orë në Kukës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Njëri aksident ndodhi në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, ndërsa tjetri në afërsi të urës mbi lumin Drinin e Zi në hyrje të qytetit të Kukësit.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ardhur si shkak i humbjes së kontrollit nga drejtuesit për shkak të reshjeve të shiut.