Kukës, ndotja me mbetje urbane e liqenit nis puna për pastrimin e tij

572
KUKES – Ka nisur gjatë ditës sotme puna për pastrimin e sipërfaqes ujore të liqenit të Kukësit nga mbetjet urbane, të cilat prej ditësh e mbanin të pushtuar atë duke ia humbur identitetin.
Ndonëse ky liqen gëzon statusin zonë e mbrojtur edhe këtë vit sic po ndodh rëndom vitet e fundit, ai u mbulua nga mbetjet urbane dhe ato spitalore që më së shumti vijnë nga Prizreni. 
Një mjet lundrues i projektuar posaçërisht për pastrimin e sipërfaqeve ujore kanë nisur punën për largimin e mbetjeve nga sipërfaqja e ujit. 
Ka qenë prefektura e cila ka kontraktuar një kompani për pastrimin e liqenit, ndërsa drejtuesi I këtij institucioni, Safet Gjici, pohoi se shpejti pritet te ngrihet një ndërmarrje që do merret me mirëmbajtjen e liqenit. 
Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë që ka marrë përsipër pastrimin e liqenit pohojnë se mbeturinat e mbledhura të dërgohen në një pikë grumbullimi e më pas do mund ti u vihen në dispozicion kompanive të interesuara për riciklimin e tyre.
Në sipërfaqen e liqenit të Fierzës, janë të depozituara rreth 28 ton mbeturina, kryesisht mbetje plastike dhe të tjera, të cilat e kanë ndotur sipërfaqen e tij, duke ndikuar negativisht në ekosistemin e liqenit. 
Sigal