Kukës – Ndotet sërish liqeni i Fierzës

624
Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në risjelljen e mbeturinave që janë depozituar në sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Sasi mbeturinash janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit duke e ndotur atë.

Kjo situatë tashmë është bërë e zakonshme megjithë premtimet për zgjidhje të situatës, ndotja përsëritet çdo vit duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e liqenit të Fierzës, por edhe turizmin në Verilindje të Shqipërisë.

Ndotja, ndonëse nuk konsiderohet e lartë, mund të shtohet në ditët në vijim, me derdhjen në këtë liqen të ujërave që do vijnë nga përrenjtë dhe lumenjtë e zonave, në të cilat banorët hedhin edhe mbeturinat urbane, duke qenë se mungojnë vendet ku grumbullohen mbeturinat dhe Landfilli.

Këto mbeturina sic dihet vijne edhe nga rajonet e Kosovës, problem që siç duket ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare.Ndonëse drejtues të Ministrive të linjës, të Shqipërsië dhe Kosovës, tre vite më parë u ulën në tryezën e bisedimeve, ende në Kukës nuk ka ardhur anija që ishte premtuar nga Ministria e Mjedisit.

Sipas ekspertëve zgjidhja përfundimtare do të ishte ndertimi i dy digave të përbëra nga rrjeta metalike në mënyrë që të ndalohen mbetjet që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia.
Sigal