Kukës, menaxhimi i mbetjeve bashkia nis projektin ndërkufitar

602
Sigal

KUKES- Ndotja mjedisore si pasojë e mosmenaxhimit të mbetjeve urbane vijon mbetet një problem për qytetin e Kukësit. Mungesa e një landfilldi ka bërë që tonelata me mbeturina të groposen në periferi të qytetit, ndërsa liqeni i Fierzës të pushtohet nga mbeturinat herë pas here.
 
Ndërkohë Bashkia Kukës me Institutin e Kërkimeve Urbane ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim mbrojtjen e mjedisit në rajonin ndërkufitar Shqipëri – Kosovë dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.
 
“Projekti do të ndihmojë në menaxhimin e mbetjeve si dhe do ti hap rrugë ndërtimit të një landfilldi rajonal”, tha kryetari i Bashkisë Hasan Halilaj dhe Edlir Vokopola, Drejtor i Institutit të Kërkimeve Urbane.