Kukës, lihet i lirë organizatori i protestës që u mor zvarrë nga policia

467
KUKES – Detyrim paraqitje ka qenë masa e sigurisë që Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë për Nderim Lushin, organizatorin e protestës kundër OSHEE në Kukës në lidhje me kamatëvonesat e energjisë elektrike.
Lushi u arrestua në mënyrë të dhunshme nga Policia në momentin kur banorët e zonës u mblodhën në protestë duke tentuar bllokimin e Rrugës së Kombit me kërkesën për t’iu falur kamatëvonesat për faturat e pashlyera të dritave.
Tubimi degjeneroi në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Gjykata e shkallës së parë në Kukës më herët kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Nderim Lushin.
Sigal