Sigal

Një 22-vjeçar nga Mitriovica i identifikuar si Muhamed Murseli, është arrestuar në Kukës, pasi kërkohej nga Interpoli për vrasjen e një personi në Suedi.

Më 3 korrik të këtij viti kosovari ka vrarë një person, në lagjen Vivalla në Orebro të Suedisë.

Po ashtu nga Interpoli është shpallur në kërkim edhe 31-vjeçari, i identifikuar si i Irakian Ramadan i cili akuzohet për vrasjen e një personi tjetër në të njëjtin rast.

Mësohet se të dy personat në fjalë janë filmuar nga kamerat teksa kryenin krimin makabër, dhe janë shpallur në kërkim.

Në këtë vrasje, shkaku i të cilës ende nuk dihet janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë, nga të cilët është arrestuar vetëm njëri prej tyre, rreth të 30-tave.

Sipas njoftimit të policisë së Shqipërisë më datë 14 gusht 2018, u bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M. M., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja”. Rasti do të ndiqet sipas Nenit 3/1 të Kodit Penal Suedez.