Kukës – Fshatra të tëra në izolim nga bora, 4 emergjenca shëndetësore në 24 orë

634
Sigal

Në Kukës situata është drejt përmirësimit. Ndonëse në orët e mbrëmjes së djeshmeshme rinisën reshjet e dëborës, pjesa më e madhe e rrugëve janë të qarkullueshme.
Situata e rrugëve paraqitet si më poshtë:
-Në Njesinë Administrative Kolsh janë hapur të gjitha akset rrugore.
-Në Njësinë Adminisrative Malzi vijon puna për hapjen e rrugës në Pistë. Akset e tjera janë të qarkullueshme. -Në Njesine Administrative Kalis deri në qendër të njësisë rruga është e qarkullueshme.
-Në Njësine Administrative Grykëçaje vijon puna nga Fshati në Shkinak e më pas drejt Çajes.
-Në Njësinë Administrative Bicaj janë hapur të gjitha rrugët, përfshirë edhe fshatrat Mhole e Gabricë.
-Në Njësine Administrative Ujmisht është hapur rruga nacionale deri në Malqene.
-Në Njesine Administrative Surroj janë hapur te gjitha akset rrugore, perjashtuar lagjen Aliaj.
-Ne Njesine Adminsitrative Shtiqen jane hapur te gjitha akset rrugore.
-Ne Njesine Administrative Terthore jane te hapura te gjitha akset rrugore.
-Ne Njesine Administrative Zapod sot eshte hapur edhe segmenti Pakisht- Zapod-Orcikel, per te zbritur tek Ura e Koloshit.
-Ne Njesine Administrative Topojan mbeten te bllokuar fshatrat Xhaferaj, Breki, Turaj e Nimce. Do te nderhyet neser.
-Ne Njesine Administrative Shishtavec neser do te nise puna per fshatrat Cernaleve, Oreshke, Kollovoz e Shtreze.Eshte hapur rruga Restelice-Borje, fale bashkepunimit me autoritetet kosovare qe u konkretizuan pas bisedave te Kryetarit te Bashkise, Bashkim Shehu dhe Ambasadorit te Shqiperise ne Kosove, Qemal Minxhozi. Po punohet per hapjen e rruges qe lidh Shishtavecin me piken kufitare te Dragashit.
-Ne Njesine Administrative Bushtrice eshte parashikuar nisja e punes per hapjen e rrugeve ne fshatrat e kesaj njesie.
-Njesia Administrative Arren mbetet e bllokuar.
Emergjencat shëndetësore
Ne 24 oret e fundit janë regjistruar këto raste urgjencash shendetesore:
-Ne fshatin Kryemadh te Malziut u be e mundur transporti i nje te semuri. Gjate transportit pati veshtiresi per shkak te bllokimit te ambulances ne afersi te fshatit. U desh nderhyrje me mjete te kalueshmerise se larte per te terhequr ambulancen deri ne rrugen nacionale te asfaltuar.
-Ne fshatin Piste u transportua per ne spital nje vajze 17 vjece. Per shkak te veshtiresise se rruges, kamioni i bashkise IVEKO me dy akse, i kalueshmerise se larte, i mbeshtetur dhe nga dy fadroma, bene te mundur transportin e te semures deri ne fshatin Vrish, ku e priste ambulanca e spitalit te Kukesit se bashku me personelin mjekesor.
-Nga Surroi nje grua eshte transportuar me varke nga liqeni i Kukesit deri ne Bushat ku e priste ambulanca per ta derguar ne spitalin e Kukesit.
-Eshte transportuar drejt spitalit te Kukesit nje i semure nga fshati Shkinak i Grykecajes me mjete te Njesise Administrative te Grykecajes.
Furnizimi me ujë të pijshëm
Furnizimi me uje te pijshem vijon te jete normal. Drejtoria e Ujesjellesit eshte ne gadishmeri te plote dhe ekipet e avarise te kesaj Drejtorie prej dy ditesh jane ne terren per te shkrire tubacionet e ngrira e per te siguruar furnizim te rregullt per qytetaret.