Kukës, fillojnë rreshjet e para të borës

81
Gjatë 24 orëve të fundit Kukësi është përfshirë nga stuhitë e shiut dhe erërat e forta duke paraljmëruar një dimër të parakohshëm. Temeraturat u ulën ndjeshëm dhe vlerat minimale shënuan 5 gradë. Në majën e malit të Gjalicës sot është parë dëbora e parë. Dëborë ka rënë edhe në zonat e thella të Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës, Lekbibajve etj. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në disa segmente rrugore, Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec, Kukës – Krumë, Bajram Curri – Valbonë.