Kukës/ Edhe pse në qeli, nuk e ndalin protestën: Rama ik

564
Sigal

5 qytetarë të Kukësit u ndaluan në mesnatë pas përplasjeve me policinë e rendit për KZAZ-në duke kërkuar mosmbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor pa opozitën.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video, ku pesë kuksianët e arrestuar Ersi Biçaku, Ahmet Cahani, Ermal Haziri, Ervin Meshi, Lul Shehu, edhe pse në qeli nuk e kanë ndalur aspak protestën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.

“Nga thellësitë e qelive të hajnave mafjozë:

Rama ik!

Kryengritësit e pamposhtur të Kukësit, të burgosurit politik Ersi Biçaku, Ahmet Cahani, Ermal Haziri, Ervin Meshi, Lul Shehu ju përshëndesin nga qelitë e Narko Komisariatit të Kukësit! Nderim kryengritësve trima dhe guximtarë. Rama ik! Fitore!”, shkruan Berisha.

Nga thellesite e qelive te hajnave mafjoze: Rama ik!Kryengritesit e pamposhtur te Kukesit, te burgosurit politik Ersi Biçaku, Ahmet Cahani, Ermal Haziri, Ervin Meshi, Lul Shehu ju pershendesin nga qelite e Narko Komisariatit te Kukesit! Nderim kryengritesve trima dhe guximtare. Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 23. Juni 2019