Sigal

Një ari ka sulmuar një person në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në mes të rrugës, kur ariu, mësohet se i ka prerë rrugën dhe ka sulmuar Shehap Dafkun, ndërsa shkonte në punë.
mësohet se Dafku, ka pësuar disa dëmtime në trup dhe ndodhte për ndihmë mjekësore, në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende detaje të tjera për këtë ngjarje.

Banorët e zonës bëjnë të ditur se shfaqja e arinjve është e shpeshtë dhe se ata janë kthyer në shqetësim, jo vetëm për jetën e tyre e të fëmijëve, por edhe për dëmtimin e të mbjellave. Ata apelojnë për marrje masash.