Kujtesë për ministrin Xhafaj: 30 inspektorë dhe 8 shefa policie, në fushatë elektorale me Saimir Tahirin

518
Vjollca KUTA
Shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po binden përditë e më tepër, që Fatmir Xhafaj ka nisur dhe po vazhdon të ushtroj detyrën si Ministër i Brendshëm, me sjellje dhe veprime në përputhje me ligjin dhe detyrimin që i kuadratizon detyra, pa manifestuar asnjë neglizhim në asnjë drejtim. Prova më e qartë është lufta e hapur, aktive dhe produktive që ka nisur dhe po realizon suksesshëm për zbulimin dhe asgjësimin e drogës së mbjellë e të magazinuar dhe kapjen e drogës që futet në rrjetin e trafikimit. Siç dihet, që të kishte sukses në luftën kundër drogës që mbuloi Shqipërinë dhe botën me trafikimin e saj, Ministri Xhafaj e nisi nga vendimi për të “asgjësuar” individët dhe grupet brenda kupolave drejtuese të policisë në qendër, qarqe e rrethe, të cilët lejuan e mbrojtën kultivuesit e drogës në zona, duke u bërë edhe vet pjesë e përfitimit prej këtij biznes-krimi. Ai shkarkoi pothuajse gjithë drejtorët e policisë dhe shefat e shërbime speciale në qendër, qarqe e rrethe, duke u hequr “ushqimin” e informacionit dhe mburojën kultivuesve, përpunuesve e trafikantëve të drogës! Mirëpo, ndërsa policia është vënë në shërbim të detyrës që ka për të luftuar krimin, disa segmente të caktuara të saj, nuk heqin dorë nga shërbimet antiligjore. E kemi fjalën për disa “çuna policie” të emëruar e graduar nga Saimir Tahiri, të cilët vazhdojnë t’i shërbejnë interesave të Saimir Tahirit. Nisur prej mendimit që ende nuk di plotësisht, se çfarë vazhdon të bëhet në polici dhe se si e për çfarë “misionesh” janë përdorur dhe po përdoren disa drejtues policie terreni, po i kujtojmë ministrit Xhafaj, një skandal që duhet ndaluar. Janë 30 inspektorë policie dhe 8 shefa shërbimesh terreni në Tiranë, të cilët po bëjnë fushatë elektorale nën “komandën” e ish-ministrit Saimir Tahiri, në zonën e Saimir Tahirit, për votat e Saimir Tahirit… Mund të verifikohet lehtë ky fakt….
Sigal