Kujt i bie infarkt pushohet nga puna

594
Sigal

Nëse ju bie infarkt, bëni kujdes. Dhe mos prisni drejtuesit e ndërmarrjeve që t’ju vijnë për vizitë, por prisni shkresën e firmosur prej tyre për pezullimin nga puna. Kjo ka ndodhur edhe me punonjësen

 Punonjësja Tiftiri Rrokaj ka punuar në spitalin e Vlorës, por pas një sëmundjeje të rëndë me infarkt në zemër, ajo ka marrë raport nga komisioni përkatës, ndërsa më vonë mori lejen e zakonshme dhe u përjashtua nga puna. Abuzimi, arbitrariteti, korrupsioni, paaftësia dhe ligësia të ndërthurur në mënyrën më perfekte, kanë bërë që shumë drejtues edhe në sekondën e fundit të kafshojnë, helmojnë, të vrasin shpirtra njerëzish, të abuzojnë me detyrën, të shpalosin antivlerat- perverse, anti- qytetarinë deri dhe antikombëtarizimin e tyre: Tiftiri Rrokaj ishte në marrëdhënie pune qysh prej vitit 2001, në spitalin rajonal të Vlorës. Për çudi, përgjatë këtyre viteve nuk ka marrë asnjë këshillë. Më 13 Nëntor të vitit 2012 kaloi një sëmundje të rëndë, infarkt të miokardit. Duke ju nënshtruar mjekimit dhe ndërhyrje pranë QSUT- Tiranë, e pajisur me raport deri më 13 maj 2013. Më datën 06.05.2013 me shkresën zyrtare nr 1380, drejtori sekondar i spitalit, Remzi Haxhiu, përgjegjësi i burimeve njerëzore, Briseida Tafilaj, si dhe juristja Ardita Bitri në mënyrën më abuzive, antinjerëzore dhe anti-humane, në kundërshtim të nenit 147 të Kodit të Punës, me motivacionin e pa motivuar, periudhë kur punonjësja ishte me paaftësi të përkohshme në punë, i komunikojnë ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Edhe duke dhënë shpirt, të vrasin njerëzit e pashpirt! Me gjithë përpjekjet për të sqaruar; ndesheshim me dashakeqësinë, ligësinë dhe paaftësinë e njerëzve me pushtet, dhe pa mend. Në këto kushte kërkuam aplikimin e lejes së zakonshme, në bazë të neneve 92-93 të Kodit të Punës. Nga përgjegjësja u konfirmua aplikimi i lejes dhe firmosja për periudhën 13 maj 2013 deri më 13 qershor 2013.

Gjatë kësaj periudhe, pas 6 muajsh raport, do të dilte në komision e përcaktimit të aftësive për punë. Dhe konkretisht më datën 07.06.2013 duke i dhënë invaliditet të pjesshëm, me 8 orë punë të përshtatshme që niste prej datës 13 maj 2013.

Me marrjen e vendimit nr 380 dt 07. 06. 2013 e depozituam në spitalin e Vlorës, po më datën 07. 06. 2013. Më dt. 08.06.2013 njoftohemi se ka dalë një shkresë me nr 1539 dt 31. 05. 2013 për ndërprerje të dytë të punës, me motivacionin: “Për mos paraqitje në punë”, pasi menduan djallëzisht të mohonin dhënien e lejes së Zakonshme, dhe duke bërë presion punonjësve për të mohuar. Por mbeti në dorë dopjo gjashta, si provë e pa kontestueshme në dorën e punonjëses, Kopja e aplikimin të Lejes së Zakonshme, duke provuar edhe një herë ultësinë e këtyre njerëzve shpirt shitur që shesin vendet e punës. Duke përftuar dhe statusin e invalides së Punës, punonjësja u bë dhe anëtare e kësaj Shoqate. Duke kërkuar edhe ndihmën e kësaj Shoqate u organizua edhe një ballafaqim me drejtues të mësipërm, të spitalit. Por qëndrimi i tyre, u shoqërua sërish me dashakeqësinë, verbërinë, deri dhe duke arsyetuar jashtë arsyes se: “Tani  e kemi zëvendësuar, nuk mund të mbajmë njerëz me aftësi të kufizuar”. Pra, sipas meje,  ishte shitur edhe ky vend pune. Pra, sipas meje ata kishin marrë paratë. Mendime, veprime dhe vendime të tilla bien ndesh me ligjin 9125 dt 20. 09. 1995, sidomos dhe nenet 15 dhe 27, si dhe në vijim të ligjit 7889 dt 14. 12. 1994, i ndryshuar..Duke jetuar në një shoqëri e cila nuk është e hapur ndaj P. A. K , pasi ajo që ka individi është dëmtimi, por problemi i kufizimit është tek një grup njerëzish si këta që përmendëm më lart, të cilët ngrenë barriera dhe krijojnë pengesa, plagë në trupin e një shoqërie. Sillen me vendet e punës duke bërë tenderime, shitur dhe blerë ato sikur ti kenë pronë e tyre. Në kushte të tilla marrëzie, kur preken Liritë dhe të Drejtat Themelore të njeriut, jemi të detyruar t’i apelojmë opinionit publik, si dhe Institucioneve legale: Avokatit të Popullit, i cili ka sqaruar largimin nga puna në kundërshtim të hapur me ligjet dhe konstaton të pavlefshëm aktin administrativ, dhe rikthimin e ankueses në gjendje të mëparshme në marrëdhënien e saj të punësimit”. Krahas ballafaqimeve me organet e drejtësisë, publikimin e problemit nuk e bëjmë për të rritur sensibilitetin, keqardhjen ndaj individëve, po për të ndalur shpirtin dhe mendjet vrastare të njerëzve me pushtet, për të administruar pushtetin si shërbim dhe jo si dhunim i qytetarëve, si shërbim dhe jo si rrëmbim. Për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj këtyre dhunuesve. Personi që drejton ende spitalin e Vlorës, ka qenë objekt i ndëshkimeve dhe veprimeve antiligjore, në mënyrë publike nga Emisioni “Fiks-Fare”. Por partia e rrëzuar nga pushteti me votën e protestës, edhe ndaj makutërisë të këtyre drejtuesish, të keqpërdorur, përdoren lehtësisht për t’i ndërsyer kundër njerëzve edhe për efekte elektorale. I rehabilitojnë duke e thelluar humbjen e pa shmangshme me figura të diskredituara dhe të kontestuara edhe nga opinioni qytetar vlonjat, i cili e dha verdiktin më 23 Qershor për qeverinë e Rilindjes.

Përgjigjja e Avokatit të Popullit:  Të rikthehet në punë

Le të ndajmë me lexuesin masakrën dhe denigrimin e opozitës së sotme, dje me specialistët dhe njerëzit në institucione dhe administratë të një punonjëse në spitalin Rajonal të Vlorës, për të cilën edhe AVOKATI I POPULLIT shprehet në shkresën zyrtare nr 201301464/1 dt 09.09.2103:se:  “Rekomandim për konstatimin, si absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ, Urdhërit tuaj nr. 1380, datë 06. 05. 2013 si dhe rikthimin e ankueses Tiftiri Rrokaj në gjendjen e mëparshme në marrëdhënien e  saj të punësimit.