“Kujdes shofer i ri”, makina me tre të rinj përfundon në përrua

152

Një mjet me targa AA518BC ka përfunduar në përroin e Shesë në hyrje të Librazhdit. Dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti.

Burime bëjnë me dije se në makinë ishin tre djem të cilët kanë plagë të lehta, dhe po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit.

Në xhamin e makinës ishte edhe një letër ku shënonte “Shofer i ri”, ç’ka duket se është një tjetër arsye e këtij aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit.
Ka qenë një banor aty afër i cili është futur në ujë dhe ka nxjerrë të aksidentuarit për t’i nisur drejt spitalit.