Kujdes – Këtë fundjavë parashikohen reshje të dendura shiu dhe përmbytje

483
Sigal

Java tjetër pritet të shoqërohet me reshje të dendura shiu, duke rrezikuar edhe përmbytje.

Parashikimi bëhet nga Meteoalb, sipas të cilit, situata më problematike do të paraqitet në veriperëndim, çka do të thotë në Shkodër dhe në Lezhë si dhe në qendër të vendit si dhe në zonën jugperëndimore.

Parashikimi nga MeteoalbGjate orëve vijuese, moti do te jete me kthjellime dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë herë pas here shira të dobët, më të dukshme në veri të vendit.

Parashikohet qe fundjava te jete me kthjellime dhe vranesira ne bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira dhe shira zonat malore veriore.

Java tjetër do të dominohet jetë me shira intensivë duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të vendit. Më problematike situata do të paraqitet ne veriperëndim dhe qendër, nuk përjashtohen mundësitë për përmbytje edhe në zonat jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit janë rritur në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 22 gradë C.