Kujdes fëmijët! Më të rrezikuarit nga dielli

572
Temperaturat e larta që shoqërojnë këtë fundjavë deri në 40 gradë celcius ka bërë që qytetarët t’i drejtohen plazheve.
Por mjekët dermatologë i kujtojnë ata të bëjnë kujdes me ekspozimin në diell dhe të mbrojnë mirë lëkurën, pasi numri i të prekurve nga kanceri i lëkurës është në rritje .
“Temperaturat janë shumë të larta dhe kjo shoqërohet dhe me riskun për të pësuar djegie nga ekspozimi i shtuar në diell, veçanërisht në moshën pediatrike kur lëkura e tyre është shumë më e ndjeshme. Rekomandohet dhe u bëhet apel prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët, të ekspozohen vetëm në orët e para të mëngjesit dhe jo në drekë. Të ekspozohen të lyer me kremera me faktor të lartë mbrojtës, të përdorin kapele dhe syze dielli dhe për fëmijët e vegjël”, thotë Monika Fida, mjeke dermatologe.
Dermatologia Fida thekson se kur lëkura digjet disa herë në moshë të vogël ajo është e predispozuar për të bërë kancer të lëkurës.
“Në momentin që ndodh djegia, sigurisht që lëkura është shumë e dëmtuar, mund të shoqërohet me infeksione të ndryshme. Por nga ana tjetër, në harkun kohor nëse digjemi kur jemi të vegjël, kjo shoqërohet me një risk të lartë për kancerin e lëkurës në moshat adulte. Persona që kanë kaluar djegie të lëkurës në moshën pediatrike më shumë se tre herë janë më të rrezikuar për kancer lëkurë në moshën adulte”, vijon Fida.
Dermatologët i sugjerojnë prindërve që të mos frekuentojnë pishinat e mbipopulluara me fëmijët e tyre ,pasi në to mund të marrin infeksione të ndryshme bakteriale dhe mykotike . 
Ata thekosjnë se më parë se qyetarët të futen në pishinë duhet të bëjnë një shpelarje në dush dhe po kështu të lahen qoftë dhe me sapun pas daljes nga pishina .
Sigal