Kujdes! Dallga e të nxehtit nga Afrika e Veriut godet vendin sot e nesër

773
Sigal

Vendi ynë vijon të ndikohet nga masa ajrore të qëndrushme dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. SHMU njofton se moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Ndikimi i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut pritet të jetë më shumë ditën e mërkurë dhe të enjte ku parashikohet që termometri të regjistroi vlerën e 38°C.

Era do të jetë nga veriperëndimi- Jugperëndimi maksimumi deri në 20 m/s kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe një dallgëzim të forcës 3-4 ballë.