“Kuçedra” Ujësjellës i Tiranës sjell ujë 2 orë në ditë dhe “gëlltit” 2.1 milionë euro me mbifaturime 10-30 herë më tepër

574
Ujësjellësi i Tiranës, vazhdon të mbetet një nga entet publike, që nuk shërben siç ka funksionin dhe detyrimin, por siç u do qejfi dhe interesat private të atyre që e ç’drejtojnë këtë ndërmarrje gjigante e cila megjithëse Tirana “noton” në ujë dhe ka 108 depo uji, UKT të “vdesë për 1 pikë ujë” dhe të “helmon” me atë “pikë ujë” që të jep me çmimin që dëshiron, por edhe që e lëshon në rubineta me triska e orare që i cakton vetë “banda” (ç)drejtuese e këtij shërbimi, duke stresuar, lodhur, tallur, mashtruar, vjedhur, sëmurur, shpërfillur e së fundi edhe duke zhvatur masivisht konsumatorët. U mendua, se (mos)Ujësjellësi i Tiranës, bashkë me “çetën” dhe “lëkurën”, do të ndryshonte edhe “tarbiatin”, por ja që nuk ndodhi kështu! Edhe këta që po e ç’drejtojnë aktualisht këtë ndërmarrje, të mësuar me “vesin” e biznesmenëve abuzivë, po veprojnë më keq se ata që ikën dhe e lanë këët shërbim në gjendje gërmadhë! Me një shfrenim të pa ndalur, me një skenar hajdutërie “kaçakçe”, me një skenar të paramenduar, në kundërshtim të plotë e të hapur me platformën “rilindëse” të bashkisë së Tiranës për UKT, drejtuesit aktual i janë futur me “lopatë” vjedhjes së konsumatorëve, sidomos konsumatorit familjar, duke përdorur fatura “defterë bakalli”, të cilat nuk kanë të pasqyruar leximin mujor para e pas ardhës të sahatit, nuk kanë numrin e sahatit të kontrolluar sipas klientit, nuk kanë firmën e qytetarit, kanë llogaritje të taksës 20% TVSH edhe për mirëmbajtjen dhe rrjedhjen e ujit, kur këto nuk janë mall i shitur! Faturat janë shkelje ligjore, mbasi në mungesë të leximit të sahatit, vendoset sasi uji fiktive me 10-30 herë më tepër se sasia reale që tregon sahati, duke plotësuar fatura që printohen në zyrat e kupolës së “kuçedrës” me emrin “UKT” e cila edhe vjedh vetë, edhe kërcënon me burg qytetarët! Pikërisht për këtë abuzim, ose më saktë për këtë vjedhje me faturim fallco për sasi uji që nuk harxhohet realisht, por që shënohet si detyrim për pagim edhe me kërcënim për burgosje, prej disa ditësh ka nisur beteja e konsumatorëve të Tiranës kundër “kuçedrës” (mos)Ujësjellës i Tiranës, duke protestuar në rrugë e në qendra banimi, por edhe tek “strofulla” e UKT, pra tek zyrat luksoze të këtij “përbindëshi” që shet “1 pikë” ujë dhe të faturon “1 lumë”! Këtë vjedhje ta hapur, UKT e bënë me dy marifete. Së pari duke futur në veprim faturat afrofe për ata që nuk kanë sahat të instaluar, mbasi nuk ua instalon qëllimisht që të zhvasë qytetarët. Marifeti i dytë, ka nisur dëndur me faturime fallco për sasi uji 10-30 herë më të larta që nuk harxhohen, duke mos respektuar sasinë që tregojnë sahatët. Çfarë ndodh? Sipas faturistëve, të cilët janë në kontakt me qytetarët, faturistët çojnë tek “strofulla e kuçedrës” UKT sasinë reale që ka harxhuar çdo konsumatorë familjarë e konsumatorë biznesi, me leximet përkatëse e korrekte që tregon sahati. Atje ku nuk ka sahatë, faturohet një sasi fikse harxhimi uji e paracaktuar! Por, të dhënat që çojnë faturistët sipas sahatëve, nuk përfillen dhe bëhen faturime të tjera që hartohen prej “kalemxhinjve” në zyrat qendrore, duke shtuar fiktivisht sasitë e ujit në masën 5, 10, 15, 20, 30 herë me më tepër se harxhimi real, duke u dërguar qytetarëve fatura me sasi harxhimi fallco që shkon deri edhe sa sasia e ujit të gjithë… Bovillës! Vetëm në 2 muajt e fundit, ofensiva e vjedhjes së konsumatorëve ka këtë tregues: 80% e familjarëve janë “dënuar” me mbifaturim 5-20 herë më tepër, ndërsa 90% e bizneseve janë “gjobitur” me mbifaturim 15-30 herë mbi sasinë reale që kanë harxhuar! Qytetarët që shkojnë në sportelin e “sqarimit” që ka hapur “kuçedra” Ujësjellës i Tiranës, gjenden përballë talljes, shpërfilljes, mashtrimit, mos sqarimit, detyrimit për të paguar, sorollatjes e madje kërcënimit me prerje të furnizimit me ujë, madje edhe me burgosje. Pas protestave, “bosët” e rinj të Ujësjellësit të Tiranës që sjell ujë me pikatore e me triskë, por edhe me cilësi “ujë vrasës”, kanë hedhur në veprim skenarin tjetër “Paguaje, pastaj ankohu, përgjigja dërgohet me shkrim në shtëpi”. Sa të zgjuar janë këtë agallarët e rinj të UKT?!!! Këta nuk sjellin ujë e jo të sjellin përgjigje! Një informacion nga brenda UKT, na konfirmoi faktin, që aksioni për të… vjedhur qytetarët me fatura fallco, ka këtë bilanc: “Kuçedra” që sjell vetëm 2 orë ujë të qelbur në ditë, ka “gëlltitur” vetëm në dy muajt e fundit afro 2.1 milionë euro me faturime uji 20-30 herë më tepër!
Sigal