Ku ka ngelur dinjiteti ynë kombëtar?

699
Bardhyl Berberi 

Reforma përsëri ngec dhe vetëm ngec. Maxhoranca po ngul këmbë për një prokuror të ri ta vendosë me forcën e kartonëve. E ndjej që nesër në parlament do të ketë shfaqje të shëmtuar .Populli ndjen një neveri që i ngjitet lart në grykë në formën e vrerit. Krizat e reformës në drejtësi përsëri ulet këmbëkryq para politikës shqiptare dhe populli shtanget…

Ku mbeti dinjiteti ynë njerëzor dhe krenaria jonë kombëtare? Ku është zëri i intelektualëve, i “analistë” dhe “ekspertë” që çdo ditë bëjnë “llogje” si t’u dojë qejfi mbi të kaluarën dhe të sotmen e kombit tonë, të cilët sot heshtin… Reforma e domosdoshme në drejtësi, e iniciuara nga aleatët tanë nga jashtë, na mëson se se si ne t’i kryejmë këto detyra shtëpie, për interesin tonë, të sotmen dhe të ardhmen më të mirë të shtetit dhe të kombit tonë. Vini re se kush e kundërshton më tepër këtë reformë dhe sa herë që ulen në tavolinë kjo klasë politike. që duket sikur merret vesh për të mos u marrë vesh kurrë: Evidente: Nga politika vjen përpjekja që të largon drejtësinë, sepse deri më sot është kjo politikë që e ka bërë pis drejtësinë të cilën e ka marrë peng.

Po cilët janë ata që i vënë shkopinj rrotave?
-Janë ata që dyshohen për krime të rënda ndaj kombit dhe Atdheut. 
-Janë ata që ngritën, financuan dhe mbështetën falangat kriminale, të trafikut dhe të
drogës. 
-Janë ata që për pak shitën detin. 
-Janë ata që e përgjakën Shqipërinë në ’97-n. 
-Janë ata që e me helikopterë të ushtrisë shqiptare transportojnë drogë anekënd botës
dhe krijuan laboratorë droge në mes të Shqipërisë. 
-Janë ata që gati e përgjysmuan popullsinë shqiptare nga Shqipëria duke u larguar
shqiptarët në emigracion. 
-Janë ata që abuzuan me pushtetin me tenderë dhe koncesione që vodhën ndihmat e
komunitetit ndërkombëtar për dy dekada me radhë, për t’u pasuruar vetë, derisa pjesa
dërmuese e popullsisë vuan për kafshatën e bukës. 
-Janë ata që Parlamentin, simbolin e pushtetit politik dhe moral të shtetit, e kanë shndërruar në cirk, për argëtimin e elitave të veta politike dhe në skena boksi midis deputetëve. 
-Janë ata që nuk e duan Shqipërinë as shqiptarët, por e duan vetëm pushtetin, duke e siguruar atë me para të pista, propagandë, kërcënime dhe vrasje. 
-Janë ata që përkrahin dhe ndihmojnë të qëndrojnë në poste drejtuese njerëz të paafta dhe të korruptuara. 
-Janë ata që duhet të përfundojnë atje ku e kanë vendin ata që bënë gjakderdhjen e Gërdecit dhe vranë njerëz të pafajshëm në bulevard , në rrugën pa kthim e në harresë të përjetshme!
Të gjitha këto dhe krime të tjera duhet ta marrin dënimin e merituar. Sa më parë aq më mirë, për shqiptarët Këto banda që e shkatërruan vendin nuk dihet se bijë të kujt janë, kujt i shërbejnë dhe kë e konsiderojnë Atdhe! Këta politikanë të korruptuar dhe deformuar shpirtërisht janë “bijtë e askujt” Prandaj, ky takëm nuk duan drejtësi. Reforma në drejtësi do të realizohet, duan apo nuk duan ky takëm që kanë gjynahe për të larë…Ora për ata po troket… Por me një kosto të madhe, me zvarritjen e pafund…
Sigal