“Ku je o Ediskobar i Ballkanit, na e gjelbërove Shqipërinë”, Rama i kthehet komentuesit

556
Një nga akuzat e opozitës ndaj mazhorancës është rritja e kultivimit dhe trafikimit të hashashit në vend. Në statuset dhe videot që poston kryeministri Rama në ‘Facebook’ ndjekësit e shfrytëzojnë shpesh si mundësi për pyetje dhe ankesa ndaj kësaj qeverie.
Një nga qytetarët e ka quajtur Ramën si ‘Edoskobari’ i Ballkanit, por kryeministri nuk ja ka ‘përtuar’ me përgjigje, duke i thënë se kopjon Sali Berishën.

Komentuesi: Ku je o Ediskobar i ballkanit si tkam.

Replika e Ramës: Une mire Marjol, po ti fli dhe shko ne shkolle neser e mos kopjo Saliun se plakesh se prapthi pastaj.

Komentuesi: Saliu esht figure pse mos ta kopjojm,po ti je me figure se na i gjelberove shqiperin,dhe sa per shkollen e kam len qe me kohe se merem me gjera tjera 

Replika e Ramës: E shoh qe merresh me gjera te tjera prandaj te thashe merru me shkollen, po ti e di vete! Ama kur te ma kujtosh kete fjale s’do kesh me kohen per shkolle.
Sigal