Ktheu lokalin në qendër pokeri e lotarie, si e pësoi 34-vjeçari në Tiranë

548
Policia ka referuar materialet në Prokurori për një 34-vjecar nga Tirana, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij bar kafe në Yrshek iu gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, ku organizohen lotari pa leje.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 09.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.RR, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Yrshek, në rrugën “28 Nentori”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij bar-kafe, iu gjet e sekuestrua një tavolinë pokeri, ku organizohen lotari, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.
Sigal