Ktheu banesën në “fermë” kanabisi, dënohet shqiptari në Angli

663
Një shqiptar është dënuar 16 muaj burg në Angli. Gjykata në Newcastle e dënoi Mariglen Allën, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge të klasit B. Vendimi për 27 vjeçarin u dha nga gjyqtari Simon Bourne-Arton, ndërsa shqiptari ishte arrestuar nga policia në shtator të 2017.
Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabisi sativa, që në total kapnin vlerën 700 mijë paund.
Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27 vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.
Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.
Sigal