Kthehet në Shqipëri marinari Mema, shoqërohet në polici

541
Shoqërohet në policinë e Durrësit peshkatari i anijes “‘Çelepia 2’ e cila dyshohej se ishte rrëmbyer nga një shtetas egjiptian së bashku me anijen. Luan Mema është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje për rrëmbimin e peshkarxhës nga egjiptiani Adel Muhamed Salam. Ky i fundit u arrestua nga autoritetet egjiptiane, por u lirua sërish, ndonëse ndaj tij rëndojnë akuza të rënda. Salam është përgjegjës për zhdukjen e marinarit tjetër, Dhimitër Malja, i cili ishte dhe ai në peshkarexhën e rrëmbyer nga shtetasi egjiptian. Mjeti lundrues u rrëmbye më 21 qershor nga porti i Durrësit, ndërsa shtetasi egjiptian marinar, kërkoi një shumë prej 70 mijë eurosh për të liruar dy marinarët shqiptarë. Mbeten ende të paqarta arsyet se pse e çuan egjiptianin të ndërmerrte një akt të tillë.
Sigal