Kthehet moti i ftohtë në vend

95
Moti sot karakterizohet nga masa ajri të ftohta të paqëndrueshme. Sipas parashikimit të meterologëve në vend do tw regjistrohen reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët. Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek. Valëzimi do të jete i forcës 4 me lartësi 1,5 deri në 2,0 metra në det të hapur. Ndërkohë sa i përket fillim javës parashikohet mot i kthjellët dhe i ftohtë.