Ktheheni nga plazhi? Policia Rrugore: Ja akset me trafik të rënduar (Këshillat)

602
Drejtoria e Policisë Rrugore informon për situatën e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset qe përshkojnë zonat verore turistike nga ora 16:00-19:30 dhe këshillon drejtuesit e mjeteve.
Situata paraqitet si më poshtë:
1.Aksi rrugor Tiranë –Durrës – Gjiri i Lalzit, ka aktualisht fluks shumë të lartë lëvizje që ka filluar rreth orës 16:30, kryesisht në Mbikalimin e Maminasit për shkak të përqëndrimit të mjeteve në korsinë e kthimit nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës. Patrullat e Policisë Rrugore Durrës në bashkëpunim me ato të forcave shtesë nga Tirana dhe Shijaku njoftojnë se situata është nën monitorim permanent deri në kalimin në një trafik normal.
2.Aksi Rrugor Fushë Milot – Kryqëzimi i Shënkollit – Kryqëzimi Shëngjinit – Lezhë –Shkodër, ka marrë ngarkesë të madhe në kthim rreth orës 17:00. Ngarkesa në lëvizjen e mjeteve mbasdite është në drejtim të daljes prej plazheve: Tale, Shëngjin dhe Velipojë.
Pushuesit me mjetet e tyre janë në kthim kryesisht për në zonat përreth si Laçi, Miloti, Mirëdita, Lezha, Kruja dhe Tirana.
3. Aksi rrugor Vlorë – Radhimë – Bregdeti, ka aktualisht fluks të lartë lëvizje kthimi nga Rrradhima për në drejtim të hyrjes në Vlorë dhe dalje nga Vlora për në drejtim të Fierit nga ora 16:00 e në vijm.
4. Lëvizje të ngarkuar të mjeteve ka tani veçanërisht në segmentin rrugor nga Radhima-Kalaja/Uji Ftohtë Vlorë deri në dalje të Vlorës.
5. Aksi rrugor Levan – Fier – Lushnjë ka aktualisht ngarkesë të përballueshme dhe po ndiqet nga drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore Fier dhe Lushnjë.
7. Aksi rrugor Harku Berdices- Muriqan ka fluks shumë të lartë trafiku si rezultat i mjeteve që futen nga Mali Zi.
Shërbimet e Policisë të Rendit dhe Sigurisë Publike si dhe Policisë Rrugore të planifikuara janë të vendosura sipas planit që prej orës 16:00.
Situata po ndiqet me vëmendje maksimale edhe nga grupi i drejtimit pranë DPPSH.
Policia Rrugore këshillon:
1.Respektoni distancën e sigurisë në udhetim.
2. Mbani korsinë e djathtë dhe evitoni parakalimet e gabuara dhe daljen në korsinë e kundërt pasi kjo mund t’ju kushtojë gjobë dhe pezullim të lejedrejtimit.
3. Kujdes me shpejtesinë; Duke tejkaluar shpejtesinë mund të “fitoni” maksimumi 20 minuta, por mund të jeni “pre” e radarëve të Policisë Rrugore dhe mund të mbeteni për një deri tre muaj pa lejedrejtimi dhe ky është një telash më shumë për ju.
4. Në çdo rast vendosni rripat e sigurimit dhe kaskot, lidhni fëmijët në sediljet e pasme, kështu kthimi nga pushimet do të jetë më i sigurtë.
5. Nëse keni konsumuar alkool është më mirë që mjetin ta drejtojë bashkëshortja ose dikush tjetër që nuk ka përdorur alkool.
Po monitorojmë me kujdes kthimin tuaj.
Nesër është një ditë e re pune për ata që kanë përfunduar pushimet.
Sigal