Kthehen emigrantët, shtohet papunësia dhe kërkesa asistencë sociale

86

Muaj gusht ka sjellë mijëra pushues, emigrantë për të kaluar ditët e nxehta në vendlindje, por janë qindra ata që nuk do të kthehen më në shtete perëndimore, ku punojnë prej shumë vitesh. Kriza në shtetin fqinj në Greqi, situatë jo e favorshme në Itali, shkurtime të vendeve të punës në shumë shtete të tjera, ka detyruar shumë emigrantë që të kthehen përfundimisht në qytetin e tyre të lindjes, në Vlorë, bashkë me familjet e tyre. Listave të gjata të të papunëve në Vlorë, ju shtohen edhe qindra të tjerë, që kthehen nga emigracioni, me shpresë se do të gjejnë hapësirat për t’u punësuar. Nuk dihet ende numri i saktë i emigrantëve që janë rikthyer përfundimisht nga emigracioni, por fakti që njihet është një listë e gjatë që është depozituar në zyrën e punës, ku ata kanë aplikuar për punë.

Zyra e Punës: Vijnë specialitete, spostohen kërkuesit me shkollë 8 -vjeçare

Interesuar për këtë dyndje në Zyrën e Punës në qytet, njëri nga specialistët flet për gazetën: “Është e vërtetë që ka regjistrime të punë kërkuesve, që janë kthyer nga emigracioni dhe numri shtohet nga dita në ditë. Për momentin vetëm janë bërë regjistrimet. Ky fakt vlerësohet me seriozitet nga ana jonë, pasi është një kusht, që ndikon edhe në antarësimin për në BE, që të sistemohen emigrantët që kërkojnë të kthehen. Për hir të së vërtetës duhet pranuar që ky kontigjent punëkërkuesish, që vijnë nga emigracioni, kanë shnase të sistemohen në punë, pasi kanë profesione dhe kualifikime të nivelit që i kanë pranuar shtete në perëndim, por kjo do të çojë në spostimin e atyre punëkërkuesish, që janë vendas dhe presin të punësohen, që kanë arsim 8-vjeçar apo edhe të mesëm, që nuk kanë një specialitet.