KSHH: Problematike janë  shëndetësia, policia, reformat në drejtësi, korrupsioni, zvarritjet në gjyqësor, INUK dhe largimet nga

509
Sigal

KSHH-ja publikon raportin vjetor të respektimit të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri për vitin 2014

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi dje raportin vjetor të respektimit të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, për vitin 2014. Sipas këtij raporti, drejtoresha ekzekutive e KSHH-së, Vjollca Meçaj, evidentoi, krahas disa arritjeve, edhe mangësitë dhe të metat në shumë fusha të veprimtarisë, ku shkelen të drejtat e Njeriut, sikurse në shëndetësi, në gjyqësor, ku korrupsioni dhe zvarritjet mbajnë peng “të drejtën” e një gjykimi të drejtë të çdo qytetari, veprimet e INUK-ut, largimet nga administrate publike për nëpunësit që janë debitorë te OSHEE-ja, dhe deri te “Tendenca për ashpërsimin e dënimeve penale, në iniciativat ligjore të qeverisë”.

Të metat dhe mangësitë ku KSHH-ja theksoi në raportin e saj vjetor

Shëndetësia

Megjithatë sektori i shëndetësisë ka ende shumë probleme, të cilat lidhen me korrupsionin, standardet e ulëta të shërbimit që ofron, infrastrukturën dhe organizimin. Veçanërisht problematik mbetet shërbimi shëndetësor dytësor, spitalet për sëmundjet e rënda, ato për sëmundjet mendore dhe shërbimi gjinekologjik, ku rezulton se ndërprerjet e shtatzënësisë janë bërë mbi bazën e preferencës gjinore të fetusit. Mediat kanë njoftuar se rezulton që shumë spitale dhe klinika publike të vendit janë në gjendje të mjerueshme.

  1. Policia  dhe aksidentet rrugore

Organet e policisë kanë përmirësuar shërbimin e kontrollit të qarkullimit rrugor, megjithatë, deri në fund të tetorit 2014, ishin regjistruar 1599 aksidente rrugore, që kanë shkaktuar 209 të vdekur, 297 plagosje të rënda dhe 1701 plagosje të lehta. Dhuna në familje rezulton gjithashtu në nivele të larta. Në Tiranë janë lëshuar urdhra mbrojtjeje rreth 30% më shumë se një vit më pare

  1. INUK

 INUK ka ndërmarrë një aktivitet të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht, megjithatë nuk kanë munguar rastet kur poseduesit e pasurive kanë pretenduar se disponojnë dokumentacion të rregullt pronësie, i cili nuk është marrë në shqyrtim e verifikim nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), përpara se të kryhej prishja.

  1. Reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi ka nevojë për konsensus të gjerë parlamentar, por dhe për përfshirje të gjerë të vetë sistemit, sepse kjo reformë nuk mund të kryhet me sukses pa pjesëmarrjen dhe përfshirjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe punonjësve të tjerë të drejtësisë. Gjithashtu duhet hequr dorë nga retorika politike që tenton t’u tregojë gjyqtarëve e prokurorëve se si dhe sa duhet të dënojnë personat që kryejnë shkelje të ligjit.

  1. Zvarritjet e Gjyqësorit

Nuk vërehen ndryshime të dukshme lidhur me perceptimin e korrupsionit të pranishëm në veprimtarinë gjyqësore, ashtu dhe përsa i përket shpejtësisë së gjykimit, zvarritjeve të pajustifikuara të proceseve gjyqësore, respektimit të afateve për zbardhjen e vendimeve, komunikimit me palët ndërgjyqëse etj. Vërehet mosrespektim i afateve ligjore nga Gjykatat Administrative, të cilat rezultojnë tepër të mbingarkuara. Probleme manifestohen edhe në drejtim të mënyrës së dhënies së drejtësisë, ku vërehet mungesa e kuptimit dhe zbatimit të unifikuar të legjislacionit në fuqi, gjë që vjen edhe për faktin se Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme, me veprimtarinë e tyre, nuk kanë ndikuar sa duhet në këtë drejtim. Organet përkatëse duhet të gjejnë mekanizma për të përshtatur më mirë shpërndarjen e numrit të gjyqtarëve nëpër gjykata, në përputhje me ngarkesën e tyre, ndërsa KLD duhet të mbikëqyrë dhe të analizojë më mirë këto aspekte të gjyqësorit, duke u ndalur tek gjyqtarët që manifestojnë raste shkeljesh të rënda, ose përsëritura. Sipas organizatës IDRA, rezulton se 84% e të anketuarve mendojnë se gjyqtarët nuk janë të paanshëm në Shqipëri. Ky është një tregues i krizës së thellë të besimit për gjyqtarët e vendit, pavarësisht se nuk mund t’i paragjykojmë të gjithë në këtë aspekt. 85% të qytetarëve janë shprehur se korrupsioni është “shumë problem”, madje nga 37% e tyre konsiderohet problemi kryesor në vend. Rezulton se janë filluar disa procedime nga ana e ILDKP-së për një sërë gjyqtarësh të akuzuar për konsumimin e veprës penale të fshehjes së pasurisë, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Është konstatuar gjithashtu se organet e prokurorisë zbatojnë praktika të ndryshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore.

  1. Gjendja e mjerueshme në policinë e shtetit

Janë konstatuar dhe probleme në mirëfunksionimin e organeve policore, si rastet e dekonspirimit të aksioneve të policisë së shtetit nga pjesëtarë të trupave, çka dëmton rolin, efektivitetin e punës dhe imazhin e këtyre organeve përpara opinionit publik. Ka ende disa ambiente të papërshtatshme në polici, ku trajtohen shtetasit, ndërkohë që janë konstatuar dekonspirime të aksioneve të policisë së shtetit, nga pjesëtarë të trupave, çka dëmton rolin, efiktivitetin e punës dhe imazhin e këtyre organeve përpara opinionit publik. Mbipopullimin e ambienteve të komisariateve; mungesa e mjediseve të veçanta, në ndonjë rast, për të miturit dhe gratë që trajtohen nga këto organe, mungesë tualetesh në qeli, mungesë krevatesh dhe materialesh të tjera të domosdoshme për jetesë, ankesa lidhur me shkeljen e procedurës mbi njoftimin e të drejtave shtetasve që trajtohen nga policia, ankesa dhe pretendime për keqtrajtim nga punonjës të policisë, të cilat janë mangësi që krijojnë kushte që mund të çojnë në trajtim çnjerëzor dhe degradues të shtetasve. Gjithashtu shqetësues ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional, midis Policisë së Shtetit dhe DPB, për të kryer transferimin e personave me masë sigurie “Arrest me burg” nga policia në institucionet e paraburgimit, ose burgimit.

  1. Avokati i Popullit, rekomandime të rëndësishme

Zyra e Avokatit të Popullit ka ndërmarrë një sërë nismash dhe ka bërë rekomandime të rëndësishme që tentojnë të përmirësojnë situatën e komunitetit rom. Megjithatë, nuk është bërë aq sa duhet në këtë drejtim nga organet publike përkatëse.

  1. Korrupsioni në gjyqësor

 Zyrtarë të Bashkimi Europian janë shprehur se veçanërisht korrupsioni në gjyqësor është problem shumë serioz në Shqipëri. Transparency International në raportin e saj të 2014 e renditi Shqipërinë në zonën e kuqe. Sipas kësaj renditjeje, vendi ynë renditet i fundit në rajon, me problematikë kryesore korrupsionin në sektorin publik. Sektorët ku korrupsioni është më evident janë fusha e drejtësisë, sektori i administratës, shëndetësia, arsimi si dhe policia.  Gjithashtu, gjatë 2014 janë vënë nën hetim disa gjyqtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë dyshuar për konsumimin e veprave penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës si dhe pastrim parash. Dyshime për korrupsion ka pasur dhe në sistemin shëndetësor, në sektorin e arsimit, ndaj punonjësve të administratës publike të sektorëve të tatim taksave, raste të korrupsionit të punonjësve të ALUIZNI etj.

  1. Largimet nga Administrata Publike për nëpunësit debitorë, shkelje e ligjit

Shqetësim paraqet Urdhri i Ministrit të Financave nr. 87, datë 04.11.2014 ”Mbi disiplinimin e kryerjes së pagesave të energjisë elektrike nga punonjësit e Ministrisë së Financave dhe institucionet e varësisë”. Sipas këtij urdhri, të gjithë degët e financave të institucioneve janë urdhëruar të mbajnë paratë nga rroga për ata punonjës që nuk kanë paguar detyrimet për energjinë elektrike. Punonjësit, të cilët nuk paguajnë detyrimet përkatëse do të marrin vërejtje në Librezën e Punës, ose masa të tjera disiplinore. Kundër këtij Urdhri ka reaguar Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar rishikimin e tij. Sipas këtij institucioni, ky urdhër bie ndesh me parimet bazë në të cilën mbështetet puna e nëpunësve të administratës. Urdhri është ende në fuqi.

  1. Tendenca për ashpërsimin e dënimeve penale, në iniciativat ligjore të qeverisë

KSHH ka vërejtur se, pas iniciativës që ka ndërmarrë qeveria për vjeljen e pagesave të prapambetura për energjinë elektrike të konsumuar, rezulton të jenë proceduar penalisht shumë shtetas për të cilët është dhënë masa e sigurimit “Arrest me burg”, ndonëse neni 137 i Kodit Penal parashikon se lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, ndërsa vjedhja e energjisë elektrike dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Tendenca për ashpërsimin e dënimeve penale vihet re edhe në iniciativat ligjore të ndërmarra nga qeveria,