KSHH: DASH, raport mbi të drejtat e njëriut, reflektim nga Institucionet Shtetërore

538
Komiteti Shqiptarë i Helsinkit (KSHH) studioi me vëmendje Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për praktikat e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2015. KShH, duke mbështetur dhe vlerësuar gjetjet e rëndësishme të këtij raporti, i kërkon institucioneve shtetërore të reflektojnë dhe të marrin masa efektive për adresimin e problematikave dhe përmirësimin e gjendjes së respektimit të të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit 2016. Departamenti Amerikan i Shtetit evidenton si probleme më të rëndësishme, korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor si dhe dhunën në familje dhe diskriminimin ndaj grave. Në mbështetje të këtij konstatimi, KSHH i rekomandon institucioneve ligjzbatuese në vend,të veprojnë me efikasitet në luftën kundër këtij fenomeni, i cili po pengon përparimin dhezhvillimin e reformave të qëndrueshme në vend. Me këtë rast, KShH risjell në vëmendjefaktin se, mbas liberalizimit të vizave për vendin tonë, vërehet se numri i shtetasveshqiptarë që largohen drejt shteteve të Bashkimit Evropian është rritur. Sipas të dhënavezyrtare të autoriteteve të azilit në BE dhe European Stability Initiative, azilkërkuesit qëlargohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë, në shumicëdërrmuese ikin për shkak të varfërisë, papunësisë dhe mungesës së perspektivës në vendet etyre.Gjithashtu niveli i lartë i korrupsionit po ndikon negativisht në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ndëshkueshmërinë e veprave penale në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë tëveprave penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se refoma në drejtësi do të jetë thelbësore në luftënkundër korrupsionit. Deri në miratimin e paketës kushtetuese dhe ligjore për reformimin esistemit të drejtësisë, KSHH vlerëson se policia, prokuroria dhe gjykata kanë nëdispozicion të gjitha mjetet ligjore ër të vënë para përgjegjësisë penale çdo person qëkorrupton dhe korruptohet, pavarësisht nga statusi politik, funksioni, gjendja ekonomikeose çdo shkak tjetër që ka çuar në rritjen e nivelit të pandëshkueshmërisë në vend.Raporti i Departamentit Amerikan, duke j’u referuar monitorimeve të kryera nga Avokati iPopullit dhe KSHH-ja në komisariatet e policisë dhe në Institucionet e Ekzekutimit tëVendimeve Penale, vëren se problematikat e evidentuara në këtë drejtim, kanë të bëjnë merastet e keqtrajtimeve nga policia, rastet e keqtrajtimeve të personave të dyshuar gjatëndalimit dhe marrjes në pyetje, rastet e ndalimeve të tejzgjatura të kryera nga policia paakuzë si dhe kushte të rëndomta në burgje. Mbipopullimi në burgje dhe paraburgime sipaskëtij raporti vlerësohet të jetë mesatarisht 24% më shumë se kapaciteti i këtyre
institucioneve, ndërkohë që Institucionet ku ndeshet më shumë ky fenomen janëparaburgimet. 
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se, rritja e popullimit në institucionet penitenciare kaardhur si rrjedhojë e ashpërsimit të politikës penale dhe kriminalizimit të disa formave tëreja të veprave penale, ndërkohë që kapacitetet e institucioneve tona penitenciare nuk i
përgjigjen politikës penale që është ndjekur në këto vite. Gjithashtu, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se masa e sigurimit arrest në burg është ndër masat që aplikohet më shumënga gjykatat, ndërkohë që arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është
e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.Zvarritja në hetimin dhe gjykimin e çështjeve është një tjetër problem që trajtohet nëraportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjozvarritje sjell zbehjen e provave, nuk i shërben parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit,ndikon në mbipopullimin në paraburgime dhe lëkund ndjeshëm besimin e shtetasëve ndaj
organeve të drejtësisë.Në raportin e Departamentit Amerikan përmenden probleme lidhur me dhunën në familje,abuzimet ndaj fëmijëve, martesat e detyrueshme në moshë të re, numrin e shumtë tëfëmijëve të rrugës kryesisht nga Minoriteti Rom, marxhinalizimin dhe abuzimin me
komunitetin Rom dhe Egjyptian, diskriminimin për shkaqe te orientimit seksual dheidentitetit gjinor, angazhimin e fëmijëve në punë të detyruar, etj. Komiteti Shqiptar iHelsinkit vëren se, edhe pse kuadri ligjor për mbrojtjen nga diskriminimi është përmirësuarnë mënyrë të vazhdueshme, në përputhje me standartet dhe direktivat e BE-së, zbatimi ikëtij legjislacioni në praktikë është i dobët. KShH i rekomandon Komisionerit për
mbrojtjen nga diskriminimi të jetë më aktiv në ushtrimin e kompetencave që i ngarkohenme ligj, ndërkohë që institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin më shumë masa pozitiveqë synojnë vendosjen e barazisë midis shtetasve si dhe nisma sensibilizuese antidiskriminim.Së fundmi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan të nevojshme të shprehet për një bashkëpunim më të mirë, më të koordinuar dhe më efektiv, sidomos me ato organizata jofitimprurëse
që veprojnë në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të shtetasve.
Sigal