Një trup i pajetë është gjetur i varur sot në Manastir të Ksamilit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se behët fjalë për shtetasin, Blerim Dulaj, i cili rezultonte i zhdukur.

Trupi i viktimës është gjetur 200 metra larg banesës ku banonte Dulaj. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Prej dy ditësh policia ka bërë kërkime me skaf në det në sy të familjarëve, por aksioni rezultoi pa asnjë rezultat.

Pas kontrollit ku banonte i zhdukuri, policia gjeti pasaportën dhe telefonin, ndërkohë fillimisht u raportua se ai iu kishte thënë familjarëve se do të “mbytem në det”.