Ksamil, humb jetën adoleshentja ruse, goditet nga një motor uji

729
Situata në plazhet e vendit tonë është rënduar së tepërmi, kur bëhet fjalë për sigurinë. Një numër i konsiderueshëm pasuesish kanë humbur jetën nga mbytjet. Ndërkohë një vjazë e re nga Rusia u gjet e vdekur gjatë ditës së djeshme në plazhin e Ksamilit. Vija bregdetare që nga Velipoja deri në Ksamil ka shënuar jo pak, por në gjashtë ditë, gjashtë viktima nga mbytjet. Mesditën e djeshme nga ana e Policisë së Shtetit u raportua se në plazhin e Ksamilit është mbytur një shtetase ruse e moshës 16-vjeçare. Fillimisht edhe vet policia nuk kishte dijeni se cila ishte e vërteta. Pak më vonë doli një tjetër komunikatë, ku u saktësua se vajza ruse, e cila ishte me pushime në Ksamil nuk ishte mbytur, por dyshohej se mund të ishte hedhur nga ndonjë shkëmb apo të ishte goditur nga ndonjë mjet motorik lundrues. Njoftimi i tretë dukej se ishte më i plotësuar dhe rrëfehej se nga plagët e konstatuara, vajza mund të ishte goditur nga mjeti lundrues. Policia ka dyshime se vajza 16-vjeçare, nga Rusia, mund të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes së ndonjë motori uji. Pasi u nxorr nga ujërat e Ksamilit, vajza u dërgua për në morgun e spitalit të Sarandës. Nga kqyrja paraprake në trupin e pa jetë të vajzës janë konstatuar disa plagë, që ngjajnë si të prera, ç’ka ka ngritur dyshime të arsyeshme se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet ujor. Por nuk përjashtohet as mundësia e kontaktit me gurët në det. Plagët u vunë re në bërryl dhe te shpatulla e majtë. Gjithsesi, fjalën e fundit pritet ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore. Ky është një tjetër rast i mbytjes në det pas disa të tjerëve të ditëve të fundit. Më tragjiku, për nga numrat, ishte rasti i Portonovës, në Zvërnec të Vlorës, ku u mbytën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë.

Qysh nga nisja e sezonit veror, rreth dhjetë pushues kanë humbur jetën të mbytur në det në vendin tonë. Rasti më tragjik ishte fundjavën e kaluar në plazhin e Zvërnecit.

Pushuesit për turisten ruse
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Tre Ishujt në Ksamil, ku një e re ruse u nxor e pajetë nga deti, ka prekur mbarë opinionin publik dhe akoma më i rëndë ka qenë përjetimi i pushuesve që kanë parë gjithë skenën në ato momente. Njëri prej të pranishmëve bën me dije, në një komunikim me mediet online, se vajza nuk ka rënë nga shkëmbi, por është goditur nga një motor uji, i cili ka qenë brenda zonës së ndaluar për këto mjete. Sipas tij, pasi ka çarë vajzën dhe ka parë që në ujë kanë nisur shenjat e gjakut, drejtuesi i motorit të ujit është larguar me shpejtësi, ndërsa një person me një varkë të thjeshtë ka nxjerrë në breg trupin e viktimës.“Në tragjedinë që ndodhi në Tre Ishujt e Ksamilit, vajza është goditur me ‘jetsky’ brenda kufirit të ishullit dhe personi me motorin e ujit është larguar sapo ka parë njollat e gjakut. Një person që rri tek varkat që marrim çdo ditë e nxori viktimën nga uji. Ajo ishte e goditur dhe kishte mbi 20 minuta nga momenti që e kishte parë ky. Ai mori në moment policinë dhe ata vonuan gati gjysmë ore, ndërkohë që ‘jetsky’ u fut brenda kufirit që nuk lejohet dhe që është vetëm për pushuesit që notojnë.
Sigal