Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Parlamentit të Sllovakisë

441
Sigal

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane të Parlamentit të Sllovakisë, tw kryesuar nga deputeti Luboš Blaha, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane  dhe  anëtar i Komisionit të Jashtëm,   i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvëndëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, dhe deputeti Saadi Vorpsi.

Kryetari Ruçi falenderoi parlamentarët sllovakë për mbështetjen që Republika e Sllovakisë i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo mbështetje ka ardhur më e fuqishme edhe në kuadër të mbështetjes së Grupit të Vishegradit për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë. “Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më mirë se sot, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi. Rajoni ka sot një vizion dhe perspektivë të qartë europiane, vendet e rajonit po kapërcejnë gradualisht barrierat dhe mosmarrëveshjet shekullore etnike e fetare dhe mjaft prej tyre po zgjidhin edhe problemet e mbartura dypalëshe”.

Kryetari i Kuvendit informoi deputetët sllovakë edhe për prioritetet aktuale të punës së Kuvendit të Shqipërisë: përshpejtimin e procesit të integrimit me synim hapjen e negociatave në qershor 2019, reformën elektorale dhe reformën në drejtësi.

Në lidhje me heqjen dorë  nga mandati të 57 deputetëve të opozitës, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se “Opozita gëzon të gjitha kushtet për të ushtruar përgjegjësitë  e saj parlamentare, politike e kombëtare, ligjvënëse dhe kontrolluese, si asnjë opozitë para saj.Edhe pse ka munguar në 18 seanca, opozita ka folur në Kuvend rreth 22 orë më shumë se maxhoranca. Qeveria dhe shumica kanë janë në minorancë për përdorimin e kohës parlamentare.  Opozita ka drejtuar 174 kërkesa për informacion, dhe puthuajse të gjithave u është dhënë përgjigje. Opozitës i janë plotësuar të gjitha kërkesat për mocione për debat, ngritjekomisionesh hetimore etj. Të gjithë këto hapësira u krijuan sespe ne, me vullnetin tonëe, ndryshuam Rregulloren e Kuvendit për të krijuar të gjitha kushtet që opozita të ushtrojë përgjegjësitë e saj parlamentare”.

Anëtarët e delegacionit sllovak shprehën mirënjohjen e tyre për vullnetin e Shqipërisë për të ndërtuar marrëdhënieve e bashkëpunim të gjithanshëm me Sllovakinë. “Sllovakia mbetet një mbështetëse e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë dhe po punon edhe për të bindur vendet skeptike për arritjet e dukshme dhe të prekshme të Shqipërisë në përmbushje të reformave e prioriteteve të integrimit. Ne nuk e kemi për zakon të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjerta, por nuk pajtohemi kurrsesi me braktisjen prej deputetëve të opozitës të parlamentit.”, nënvizuan anëtarët e delegacionit.