Kryetari i KLSH-së takon Ambasadorin e Izraelit

707
Në datën 18 maj 2017, Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj takoi SHTZ. Boaz RODKIN, Ambasadori i Izraelit në Shqipëri. Takimi u realizua në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me iniciativë të Ambasadorit të Izraelit.

Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj i shprehu Ambasadorit të Izraelit mirënjohjen për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht për marrëdhënien e veçantë dhe lidhjet historike midis dy popujve. 

Kryetari Leskaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira midis KLSH-së dhe Zyrës së Kontrollit të Lartë të Shtetit (e cila është njëkohësisht edhe Zyra e Avokatit të Popullit) dhe bashkëpunimet që KLSH ka pasur në grupe të ndryshme pune të EUROSAI-t dhe të INTOSAI-t. Në këtë kuadër Kryetari Leskaj propozoi nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve Supreme të Auditimit të Shqipërisë dhe të Izraelit, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe të eksperiencave pozitive.

Ambasadori Rodkin falënderoi z.Leskaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e takimit dhe vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe veçanërisht theksoi se do të mbështesë institucionalizimin e këtij bashkëpunimi mes dy institucioneve shumë të rëndësishme të auditimit të jashtëm publik.

Në fund të takimit, z.Leskaj evidentoi dhe marrëdhënien e veçantë të hebrenjve me qytetin e Vlorës, një miqësi që shtyhet në shekuj dhe mendohet të jetë 600 vjeçare. Pikërisht për këtë arsye në qytetin e Vlorës ka një rrugë që quhet “Rruga e Hebrejve” sepse një pjesë e madhe e tyre banonin në këtë rrugë, që sot është shpallur monument kulture. Ambasadori shoqërohej në këtë takim nga z.Nensi Shyti, Drejtor i Departamentit Ekonomik dhe Tregtar, si edhe Këshilltar për Çështjet Politike dhe Diplomatike pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Nga KLSH në takim ishin zj.Lindita Lati, Drejtore e Përgjithshme dhe zj.Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Sigal