Kryetari i KLSH Bujar Leskaj: Bashkëpunimi mes dy SAI-ve tona do të jetë frytdhënës

1227
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2016 me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj, Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Bullgarisë, z.Tzvetan Tzvetkov po zhvillon një vizitë pune në KLSH. Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Bullgarisë, z.Tzvetan Tzvetkov dhe Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj u pritën në një takim pune edhe nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi. Në takim morën pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z.Taulant Balla dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z.Edmond Spaho. Zoti Ruçi vlerësoi punën dhe bashkëpunimin që KLSH ka me Kuvendin e Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit.Takimi mes Presidentit të SAI-t të Bullgarisë, z.Tzvetan Tzvetkov dhe Kryetarit të KLSH-së, z. Bujar Leskaj në zyrën e këtij të fundit, u përqendrua në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në tetor të vitit 2016, përmes projekteve konkrete që do të përfshijnë organizimin e konferencave dhe auditimeve të përbashkëta, workshop-eve, trajnimeve si edhe pjesëmarrjen dhe kontribute në grupe pune të përbashkëta të EUROSAI-t. Një aktivitet i veçantë është Konferenca që do të organizohet nga SAI Bullgar në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, në të cilën është ftuar KLSH të japë ide dhe kontribute konkrete. Në fjalën e tij, Kryetari Leskaj e vlerësoi vizitën e Presidentit Tzvetkov, si përfaqësues i një SAI evropian me eksperiencë të gjatë. Bashkëpunimi konkret mes dy SAI-ve tona –theksoi z.Leskaj-do të jetë frytdhënës dhe do të ndikojë në modernizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zoti Leskaj falënderoi Presidentin Tzvetkov për mbështetjen që Bullgaria po jep për integrimin e Shqipërisë në BE dhe u shpreh i kënaqur që KLSH është në krye të institucioneve në drejtim të plotësimit të detyrimeve të BE-së. Bisedimet dy palëshe vijuan më tej me diskutime teknike që lidheshin me auditimin e Performancës, Integritetin, vlerësimin e performancës së SAI-ve dhe kontrollin e sigurimit të cilësisë.Në këto bisedime u përfshinë përveç dy drejtuesve të SAI-ve edhe z.Emil Evlogie, anëtar i SAI-t Bullgar, zj. Tania Konstantinova, Drejtore e Departamentit të Auditimit të Performancës në SAI-n Bullgar dhe nga pala shqiptare zj.Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme, zj.Lindita Milo, Drejtore e Përgjithshme, z.Rinald Muça, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës dhe z.Ermal Yzeiraj, Drejtor i Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standarteve.Përfaqësuesit e të dy institucioneve shkëmbyen eksperiencat e tyre në këto fusha specifike, duke përfituar reciprokisht. Delegacioni bullgar vlerësoi maksimalisht punën e KLSH veçanërisht në drejtim të çështjeve të Integritetit dhe të ngritjes së strukturave të Etikës në KLSH, si edhe në drejtim të auditimeve të Performances dhe vlerësimit të punës së institucionit sipas standardeve të kohës.Takimet kaluan në një atmosferë shumë miqësore dhe do të ndiqen edhe nga vizita me karakter kulturor dhe historik.
Sigal