Kryeqyteti nesër pa drita, ja zonat ku do të stakohet rryma

561
Sigal

Disa nga zonat e kryeqytetit do të kenë mungesë të energjisë elektrike ditën e neserme.

Energjia elekrike do të stakohet për shkak të punimeve për rikonstruksionin e disa kabinave në Tiranë.

Sipas OSHEE, pa drita do mbeten zona e Kodër Bërxullë afër Limuthit, ku rryma do të shkeputet nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe pjesërisht rrugët “Njazi Meka”, “Vath Koreshi” dhe “Mihal Grameno”, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, data 16 Janar

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, në datën 16 Janar do të stakohet energjia në këto zona

09:00-14:00

Pjesërisht Kodër Bërxullë pjesërisht,

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Njazi Meka”, rruga “Vath Koreshi”, rruga “Mihal Grameno”