“Kryepolici i Gjirokastrës mbron arat me kanabis”

61

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës mbron arat me kanabis, edhe pse është njoftuar zyrtraisht nga kryeplaku i fshatit Tolar në Këlcyrë. Denoncimin e ka bërë ish­kryeministri Sali Berisha në një postim në profilin e tij në Facebook, referuar qytetarit dixhital. Sipas Berishës, kryeplaku që guxoi të denonconte se në fshat kultivohej kanabis u kërcënua me jetë.

Postimi i Berishes

Qytetari dixhital denoncon:
Mbrojtjen e arave te kanabisit nga drejtori i policise se Gjirokastres edhe pasi kryplaku i fshatit Tolar, Kelcyre e njofton me shkrim, si dhe
shitjen nga ana e tij te Kryeplakut tek trafikantet. Me poshte keni mesazhin dhe shkresen perkatese! Duke denuar me ashpersine me te madhe drejtorin trafikant, pergezoj kryeplakun e fshatit Tolar per zbatimin me trimeri te ligjit! sb “Doktor,mirdita. Jam H.M.Para dy ditesh,shkova ne Kelcyre ne fshatin e lindjes Tolar,mbasi vellain tim atje e kane kercenuaj me jete dhe nga familja se nuk lejon drogmenet te mbjellin lende narkotike ne teritorin e fshatit mbasi vellai eshte dhe kryeplak.Drogaxhinjte u kane mare toka me marveshje osè dhe me zor fshatareve dhe i kane mbjelle droge. Vellai e ka bere detyren ndaj ligjit,duke vene ne dijeni drejtorin e policise gjirokaster me shkrim.po drogaxhinjte u premtojne fshatareve se mis kini frike se ne jemi shteti dhe u nxjerrim ne nga burgu.Nuk ka ndodhur kurre ndonjehere me pare keshtu.fshataret jane te terrorizuar.atje gjendja do keqsohet.une nuk do te lejoj qe te neperkembin pjesraret e familjes time atje.Duke ju falenderuar per
mirkuptimin.”