Kryepleqësia e fshatit ka të drejtë vendimi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare ndalohet me ligj të marrë vendime!

589
Presidenti i Republikës e dënoi grabitjen nga “FB”-ja! Ministri i Brendshëm foli me disa citate bajate, duke hipur në makinë. Kryeministri nuk ka folur akoma, mbasi ka qenë duke festuar 52 – vjetorin e lindjes dhe duke bërë fotografi “takimi pune” me liderët e BE në Paris. Ministrja e Mbrojtjes nuk ka folur akoma, mbasi po pret t’i dërgoj tekstin e deklaratës kryeministri. Shefi i SHIK-ut, thuhet se do të flas pas pushimeve verore! 
Grabitja e lirshme në Rinas në mes të ditës e në mes të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në një vend anëtar të NATO-s, tregon se në Shqipëri ka humbur plotësisht edhe siguria kombëtare e jo më siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve. Ky rast, që përbën një shqetësim me tregues krizë të plotë pasigurie kombëtare, çuditërisht si në çdo rast skandali shtetëror, po kalohet me batuta e lojëra politike mes atyre që e kanë katandisur vendin në këtë “qamet” sa bandat grabisin edhe në dyert e avionëve në prezencë të 200 policëve! 
“Ping-Pong” fjalësh dhe akuzash institucionale, por asnjë veprim
Aq banal e tallës është qëndrimi i shtetarëve, ligjbërëseve e ligj-zbatuesve shqiptarë edhe ndaj rastit të rëndë të Rinasit, sa ata sillen jo sikur ka rënë e është “menderosur deri në grykë” shteti i një vendi anëtar të NATO e kandidat për anëtar i BE, por sikur të jetë grabitur 1 llambë ndriçimi në një shkallë pallati, kur në fakt krimi ka vendosur kontrollin e plotë mbi aeroportin e vetëm kombëtar e ndërkombëtar në vend! Ndërsa politika dhe institucionet që kanë detyrim kushtetues sigurinë e objekteve strategjike e të integritetit të vendit, po vazhdojnë “ping-pongun” me tyre, duke ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit. Çuditërisht, prej 6 ditësh nga ngjarja e rëndë nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Dy ditë më parë u mblodh Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare, por u kthye në lojëra fjalësh nga pjesa e anëtarëve të “skalionit” të deputetëve të PS, duke u tentuar të trajtohej si “thyerje disipline në punë” prej policisë së Rinasit…, por pa pasoja për sigurinë kombëtare! Çudia është se prej 6 ditësh nuk po mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Në vend që të mblidhet me urgjencë këshilli, shtetarët akuzojnë njeri-tjetrin si ndrikullat, ose nuk flasin! Çfarë po ndodh? Presidenti i Republikës e dënoi grabitjen nga “FB”-ja! Ministri i Brendshëm foli me disa citate bajate, duke hipur në makinë. Kryeministri nuk ka folur akoma, mbasi ka qenë duke festuar 52 vjetorin e lindjes dhe duke bërë fotografi “takimi pune” me liderët e BE në Paris. Ministrja e Mbrojtjes nuk ka folur akoma, mbasi po pret t’i dërgoj tekstin e deklaratës kryeministri. Shefi i SHIK-ut, thuhet se do të flas pas pushimeve verore! Po pse nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? A është ky këshill me përbërje anëtarësie në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin? ka dy absurde, që kanë përmbajtje skandali në lidhje me përbërjen dhe të drejtën funksionale të të këtij institucioni. Konkretisht, sipas ligjit “rilindës” Presidenti Republikës nuk është as drejtues dhe as anëtar i Këshillit të Sigurisë, ndërkohë që 8 anëtarë të këtij këshilli janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe ligjin për institucionin e sigurisë kombëtare! Sipas ligjit dhe kryepleqësia e fshatit ka të drejtë të marrë vendime, ndërsa Këshilli i Sigurisë Kombëtare ndalohet me ligj të marrë vendime!
Kryepleqësia e fshatit ka të drejtë vendimi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare ndalohet me ligj të marrë vendime!
————————————————————–
15 pyetje për fuqinë dhe veprimtarinë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
1. Përveç detyrimit shabllon ligjor, a ka hartuar ky këshill politika sigurie kombëtare, në cilat drejtime dhe si i ka realizuar? 
2. Cilat aspekte të sigurisë kombëtare, kanë qenë më problematike dhe si janë menaxhuar? 
3. A kemi një Këshill Sigurie Kombëtare, që na siguron realisht nga rreziqet që parashikon platforma Kushtetuese e Sigurisë Kombëtare? 
4. Cili është aktiviteti i këtij këshilli? 
5. A ka fuqi ligjore ky këshill, të marr vendime? 
6. A funksionon faktikisht Këshilli Sigurisë Kombëtare? 
7. A janë anëtarët e këtij këshilli, persona që I lejon kushtetuta të jenë anëtarë të këtij këshilli? 
8. A lejohet, që anëtarë të këtij këshilli, të jenë edhe persona me akuzuar për vepra penale? 
9. A lejohen të jenë anëtarë të këtij këshilli, persona me aktivitet të pakontrolluar privat e zyrtar jo shqiptar, ushtruar jashtë kufijve shqiptarë, ose edhe me shtetësi të huaj? 
10. A është mbledhur ky këshill rregullisht, sipas afatit dhe në raste rreziku e situatash të vështira kombëtare? 
11. Sa kohë ka pa u mbledhur ky këshill? 
12. A ka ligj të veçantë organik për sigurinë kombëtare? 
13. Çfarë përcakton ligji ku përfshihet si “aneks” e institucioni i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mbi cilin ligj veprohet nga 3 ligjet që janë ende në fuqi? 
14. A është Presidenti i Republikës, anëtar ose kryetar I këshillit Kombëtar? 
15. A ka ligje të sigurisë kombëtare, që dublojnë dhe spostojnë Presidentin e Republikës?
—————————————————–
Struktura ligjore e përbërjes së institucionit kushtetues të sigurisë
Presidenti i Republikës nuk është pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
1. Kryetari i Kuvendit 
2. Kryeministri 
3. Ministri i Mbrojtjes
4. Ministri Punëve të Jashtme 
5. Ministri i Drejtësisë 
6. Ministri i Punëve të Brendshme 
7. Ministri i Financave
8. Ministri Transportit 
9. Ministri Energjisë 
10. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë
11. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura 
12. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit 
13. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit 
————————————————————-
Skandali/ 10, nga 13 anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë anti-kushtetues
Ka 10 kritere të detyrueshme për të qenë anëtarë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilat qëllimisht nuk janë pasqyruar në asnjë nga 3 ligjet për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që nga Ligji Nr. 8671, datë 26.10.2000, Ligji Nr. 9322, datë 25. 11. 2004 dhe Ligji Nr. 64/2014, datë 26.6.2014. Kriteret e detyrueshme për të qenë anëtarë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, janë këto: 
1. Të mos jesh ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit
2. Të mos jesh ish-agjent ose agjent aktual i shërbimeve të huaja
3. Të mos kesh shërbyer në misione jo shqiptare, jashtë vendit
4. Të mos kesh qenë rezident, më tepër se 1 vit jashtë Shqipërisë
5. Të mos kesh shërbyer as si punonjës i thjeshtë në shërbime sigurie private, ose publike gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
6. Të mos disponosh shtetësi të huaj, ose dy shtetësi paralele
7. Të Mos jesh person i dënuar ose i penalizuar nga drejtësia në zbatimin e detyrave në funksionet që ke patur ose ke
8. Të mos jesh pjesë e asnjë përfaqësimi fetar
9. të mos jesh ushtrues, zotërues biznesi, ose pjesë e grup-biznesi brenda e jashtë Shqipërisë
10. Të mos kesh ndryshuar e fshehur asnjëherë identitetet personale, për çfarëdo motivi e shkaku
Sigal